18:22 / 14.08.2019
Tronditet Juve, lëndohet Ronaldo
Një lajm i keq për tifozët e Juventusit. Ylli i portugez, Cristiano Ronaldo ka pësuar një lëndim, raportojnë mediet italiane, përcjell RTKLive.
Klubi torinez ka konfirmuar se “Ronaldo ka një problem muskulor”. Sipas këtij njoftimi, portugezi do të zhvillojë stërvitje individuale në ditët e ardhshme.
Lëndimi i ish-yllit te Real Madridit, vjen vetëm pak ditë para sezonit të ri në Seria A.























