14:54 / 15.08.2019
Correa shumë afër Milanit
Sulmuesi i Atletico Madridit, Angel Correa është shumë afër transferimit tek AC Milan.
Argjentinasi po kërkon largimin, pasi nuk ka vend në formacionin e parë.
Sapo të arrihet marrëveshja me Correan, gjiganti italian do ta shesë sulmuesin, Andre Silva, për të cilin janë të interesuar Espanyol dhe Valencia.
Atletico do të fitojë nga shitja e argjentinasit 50 milionë euro.























