12:26 / 16.08.2019
Feronikeli përforcohet në ditën e fundit të afatit kalimtar
Feronikeli e ka pasuruar në organikën e skuadrës mesfushorin sulmues, Haxhi Nezirajn.
Futbollisti i njohur në dy vitet e fundit ka qenë pjesë e Dritës, ku ishte kthyer në një nga lojtarët kryesor.
Neziraj ka nënshkruar për një vit me Feronikelin.
Ai te kampionët aktual të Kosovës pritet të prezantohet gjatë ditës.
Feronikeli më parë e ka ofruar edhe Argjend Malajn, Besmir Bojku dhe Milos Krokotic.























