Nga 1 mijë atlete në botë, Getta Beqa kualifikohet për Botërorin 2019
Nga 1 mijë atlete në botë Getta Beqa kualifikohet prapë për të marrë pjesë në kampionatin botërorë 2019-të.
Këtë lajmë të mirë për Getten dhe Kosovën e ka bërë të ditur “IFBB Elite Pro”në njoftimin e saj zyrtar. Getta tashmë është kampione e shumëfishtë dhe ka fituar të drejtën ndërkombëtare si profesioniste dhe i ka rrëmbyer të gjitha kupat më të vlefshme me medalje të arta që ekzistojnë në botë.
Vajzat të cilat janë kualifikuar në kategorinë, Wellness IFBB dhe Elite Pro janë 1 mijë garuese që garojnë gjatë gjithë vitit, por Getta është në top pesëshën e kualifikuar si më e mira në botë.
Këto dhjetë vajza sipas emrave që janë të rendeditura në listë Getta i ka mundur në kampionate botërore . Getta ka thënë se synimi i saj tashmë pasi që është favorite është që të zë vendin e parë. Kjo jo që benë të lumtur vetëm Gettën por edhe Kosovën.
Ndryshe, Geta Beqa është e njohur si instruktore e fitnesit e cila ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm.
Ajo u shpall më e mira në botë , e cila e mori edhe çmimin tjetër duke u bërë kampione ‘World Well Fitness’ dhe ‘Victory Overall Wellness in the World’.
Edhe pse kishte konkurrencë të madhe nga pjesëmarrëset e tjera Beqa ia ka dalë të fitojë medaljen e artë, duke na bërë të ndjehemi të gjithë krenarë në Kosovë.























