17:43 / 22.08.2019
Vazhdojnë lajmet e këqija, lëndohet edhe Herolind Shala
Kosova nuk ka marr lajme të mira nga lëndimet në ditë e fundit.
Pas mungesave të sigurta të Arbër Zenelit dhe Hekuran Kryeziut, ishte Milot Rashica ai që pësoi dëmtim.
Tani në dyshim është edhe Herolind Shala për ndeshjet e shtatorit, pasi ka pësuar një frakturë në dorën e djathtë.
Ai pritet të futet në operim dhe do të mungoj disa javë, transmeton Olle.
Numri i lëndimet ka shkuar në katër, që për Bernard Challandesin janë shumë dhe do të ketë bukur shumë kokëdhimbje për ndeshjen me Çekinë dhe Anglinë.























