Shefi i ushtrisë kroate për vizitë treditore në Maqedoninë e Veriut
BKT
Rajoni dhe Bota

Shefi i ushtrisë kroate për vizitë treditore në Maqedoninë e Veriut

Për vizitë treditore në Republikën e Maqedonisë së Veriut prej sot do të qëndrojë delegacion i lartë i forcave të armatosura të Republikës së Kroacisë, i kryesuar nga shefi i shtatmadhorisë së ushtrisë kroate, gjenerali Mirko Shundov.

Gjenerali Shundov do të ketë takim me nikoqirin e tij, gjeneral-nënkoloneli Vasko Gjurqinovski dhe me ministren e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska.

Shundov do të pritet edhe nga presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Temat kryesore të takimit do të jenë avancimi i bashkëpunimit dypalësh ushtarak, transformimi i Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe përvojat nga pjesëmarrja në misionet ndërkombëtare për mbështetje të paqes.

Delegacioni i FA të Republikës së Kroacisë, pritet ta vizitojë edhe një pjesë të komandove dhe njësitet e Armatës, ku do të njoftohet me misionin e tyre, detyrat dhe trajnimet.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota