16:55 / 30.08.2019
Hazard zgjidhet lojtari i vitit në Ligën e Evropës
Ish-sulmuesi i Chelseas, Eden Hazard është zgjedhur lojtari i vitit në Ligën e Evropës.
Belgu për ta fituar këtë trofe ka arritur ta mposhtë ish-bashkëlojtarin e tij, Oliver Giroud dhe bashkëlojtarin e tij, Luka Jovic.
Kujtojmë se Hazard udhëhoqi skuadrën e Chelseat drejt triumfit të Evropa Ligës sezonin e kaluar para se të kalonte tek Real Madridi.
Përmes një video-mesazhi që u lëshua gjatë ceremonisë, Hazard u shpreh i lumtur më çmimin dhe uroi fat të gjithë pjesëmarrësve të këtij sezoni të Evropa Ligës.























