10:00 / 01.09.2019
Pogba-United, të rejat e fundit
Mesfushori Paul Pogba dëshiron me patjetër të largohet nga “Old Trafford”.
Sipas mediave angleze mesfushori ka refuzuar ofertën nga “Djajtë e Kuq”, pasi gjatë tërë verës ishte i kërkuar nga Real Madridi.
United ka kërkuar për francezin 180 milionë euro, vlerë e cila nuk u pranua nga “Los Blancos”.
Francezi nuk e ka vazhduar kontratën me shpresën që të largohet vitin tjetër. Pos Realit për francezin një kohë të gjatë ka qenë i interesuar ish-klubi i tij, Juventus.























