10:07 / 01.09.2019
Superliga vazhdon sot me dy ndeshje interesante
Katër skuadra do të zbresin në fushë për dy ndeshjet e fundit të xhiros së tretë në Superligën e Kosovës.
Gjilani luan ndeshjen e parë para tifozëve të vet, kundër skuadrës së Vushtrrisë, e cila këtë edicion është rikthyer në Superligë.
Skuadra nga Anamorava synon të mbaj ritmin e mirë pas fitores së shënuar në Ferizaj, kurse Vushtrria synon befasinë.
Ndeshje interesante do të jetë edhe në Mitrovicë, ku Trepça 89 luan si nikoqire e Drenicës.
Të dyja skuadrat vijnë në këtë ndeshje me synime maksimale.























