19:35 / 02.09.2019
Polonia më mirë se Kina
Basketbollistët e Polonisë mposhtën Kinën 79:76 në një përfundim të pabesueshëm.
Një ndeshje shumë interesante në Grupin A u luajt nga nikoqirët e kampionatit, Kina dhe kundërshtari i saj Polonia, dhe polakët arritën fitore pas një vazhdimi shumë të tensionuar pasi në kohën e rregullt nuk pati fitues.
Në fund, Polonia festoi në mënyrë të merituar me 79:76. Më efikasi ishte Mateusz Ponitka me 25 pikë, ndërsa AJ Sloter shënoi 3 më pak. Nga ana tjetër, Yi Jianlian shënoi 24 pikë, transmeton KosovaPress.
Në ndeshjen tjetër, Rusia mposhti Korenë e Jugut 87:73.























