14:43 / 08.09.2019
U dëmtua Laporte, Guardiola piketon “yllin” e Interit
Milan Skriniar është një nga lojtarët që konsiderohet baza e mbrojtjes së Inter. Sllovaku bëri një sezon të shkëlqyer vitin e kaluar, duke u renditur si një ndër futbollistët më të mirë të Serisë A në repartin e prapavijës.
Paraqitjet e tij tërhoqën vëmendjen e shumë klubeve, mbi të gjitha të Manchester United, por drejtuesit zikaltër refuzuan çdo ofertë për kartonin e tij.
Së fundmi mediet angleze shkruajnë se Skriniar ka përfunduar në listën e dëshirave të Pep Guardiolas, i cili me dëmtimin e Laportes kërkon një zëvendësues.
Manchester City është gati të bëjë çmendurira për mbrojtësin, nga i cili vështirë se Interi dhe Conte do të heqin dorë.























