Pingpong, Elting Dardania fiton derbin ndaj Prishtinës
BKT
Sport

Pingpong, Elting Dardania fiton derbin ndaj Prishtinës

Sot në Prishtinë, ka nisur stinori vjeshtor i garave të Superligës së meshkujve në pingpong, ku janë zhvilluar ndeshjet e javës së tetë dhe nëntë.

Në xhiron e tetë u arritën rezultate të pritura ku fitore arritën ekipet favorite.

Xhiroja e nëntë kaloi në shenjë të ndeshjes derbi ndërmjet Prishtinës dhe Elting Dardanisë.

Pas një ndeshje të fortë dhe me shumë duele interesante fitorja i takoi Elting Dardanisë me rezultatin 4:1.

Baton Çitaku e mundi Rrahman Ademajn me 3:2 në sete, por në duelet tjera, Milot Makolli e mundi Yll Dragidellën, Jeton Oruçi Orhan Kurteshin, Ademaj/Oruçi fituan në çifte ndaj Çitaku/Dragidella dhe në fund Rrahman Ademaj, fitoi me 3:1 ndaj Yll Dragidellës.

Ndeshje e barabartë u zhvillua edhe ndërmjet KPPAhmet Hoxha dhe KPP Prizreni. Megjithë epërsinë e ferizajasve në 3:1 dhe epërsinë e Jeton Beqirit në 8:6 te rezultati 2:2 në sete ndaj Erxhan Karabaxhakut, prizrenasit e ngushtuan epërsinë në 3:2, por Yll Maloku me fitoren ndaj Veton Gotës e vendosi epilogun 4:2 për KPP Ahmet Hoxhën.

Dje, në sallën e shkollës Tefik Çanga në Ferizaj, juniorët i zhvilluan tri xhirot e para në sezonin vjeshtor, ku u zhvilluan shumë ndeshje interesante e po ashtu edhe derbi ndërmjet dy të parëve, Lidhjes së Prizrenit dhe Shkollës Ahmet Hoxha, të cilën e fitoi lideri nga Prizreni pa vështirësi të mëdha.

Edhe ndeshjet tjera ishin shumë të përafërta, e befasi bëri klubi i ri nga Ferizaj Ahmet Hoxha MK që fitoi me 3:0 ndaj Hasan Prishtinës favorit.