10:21 / 09.09.2019
Maqedoni, rritet intensiteti i komunikacionit jashtë mjediseve urbane
Komunikacioni në Maqedoninë e Veriut zhvillohet pa ndalesa dhe nëpër rrugë të thata.
Intensiteti i komunikacionit jashtë mjediseve urbane është rritur. Në kalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
Lidhja Auto-moto e Maqedonisë rekomandon përshtatje të shpejtësisë, respektim të rregullave dhe vozitje të kujdesshme, sidomos në rrugët ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut.























