​“Rashford nuk është si Kane”
BKT
Sport

​“Rashford nuk është si Kane”

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate ka pranuar që nuk e sheh yllin e Manchester United, Marcus Rashford si sulmues.

Rashford luajti në qendër për United këtë sezon pas largimit të sulmuesit, Romelu Lukaku në Inter.

“Për një kohë të gjatë e kam parë Marcus si një opsion numër 9, mirëpo nuk jam i sigurt nëse është i lumtur për të bërë punën e tij më të mirë. Është i ri. Në 18 muajt e fundit ka pasur një efekt të madh te ne duke shënuar gola dhe bërë asistime. Puna e tij ende nuk ka mbaruar. Nuk mendoj se është i fortë si Harry Kane”, deklaroi ai.