23:34 / 09.09.2019
Enis Bardhi shënon në fitoren e Maqedonisë së Veriut
Maqedonia e Veriut ka shënuar fitore të lehtë si mysafir ndaj Letonisë me rezultat 0-2, në kualifikuese për Euro 2020.
Golashënues ishte edhe shqiptari Enis Bardhi, i cili shënoi golin e dytë. Në lojë nga minuta e parë në fushë për Maqedoninë e Veriut ishin 5 lojtarë shqiptarë, të cilët ishin vendimtar në këtë fitore.
Fitore ka shënuar edhe Gjermania ndaj Irlandës së Veriut, me rezultat 0-2.























