​Anglia me disa ndryshime në ndeshjen ndaj Kosovës
BKT
Sport

​Anglia me disa ndryshime në ndeshjen ndaj Kosovës

Sot në orën 20:45 Anglia pret Kosovën në ndeshjen më të rëndësishme për fatet e kualifikimit në Euro 2020.

Në ballafaqimin e skuadrës lidere të grupit dhe befasisë më të këndshme të eliminatoreve, Kosovës, mediat angleze i kanë kushtuar rëndësi të veçantë formës së mirë të “dardanëve”.

Ndeshja transmetohet drejtpërdrejti në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Tabloidi britanik “Express”, ka publikuar formacionin e mundshëm të Anglisë për ndeshjen kundër Kosovës.

Anglia (4-3-3): Pickford; Alexander-Arnold, Keane, Maguire, Rose; Rice, Henderson, Oxlade-Chamberlain; Sancho, Sterling.