“Furia e kuqe” eliminon “Kangurët”
Spanja ka fituar kundër Australisë në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror të Basketbollit, që po zhvillohet këtë edicion në Kinë.
Ballafaqimi në mes të dy kombëtareve ishte i ngushtë gjatë gjithë kohës, ndërsa triumfuesi u përcaktua tek në çerekun e dytë shtesë.
Koha e rregullt përfundoi baras 71-71, ndërsa shtesa e çerekut të parë baras 80-80.
Megjithatë, spanjollët të udhëhequr nga Marc Gasol që realizoi 33 pikë, në çerekun e dytë shtesë mposhtën australianët me rezultatin 95-78.
Kështu, Spanja do të ndeshet në finale të këtij Botërori me Argjentinën, që arriti fitore më të lehtë, 80-66, ndaj Francës të premten.
Lider i amerikano-latinëve ishte veterani, Luis Scola, që shënoi 28 pikë dhe njëkohësisht kontribuoi edhe me 13 kërcime dhe 2 asiste.
Finalja në mes Spanjës dhe Argjentinës do të zhvillohet të dielën nga ora 14:00, ndërsa 4 orë më herët, Australia dhe Franca ndeshen për medaljen e bronztë të garës.























