13:47 / 15.09.2019
Fitorja nuk mjafton, hija e Mourinho rrezikon bankinën e Zidane-s
I kushtëzuar nga mungesat e shumta, Zinedine Zidane arriti të kthejë Real Madrid te fitorja në La Liga.
Por edhe kaq nuk ka mjaftuar që trajneri francez të jetojë ditë të qeta në bankinë. Pas mediave spanjolle është BBC që ngre të tjera hije dyshimi në lidhje me të ardhmen e tij në bankinën e “los blancos”.
Duke qëndruar në atë që raporton rrjeti prestigjoz, Florentino Perez vazhdon të jetë në raport në ngushtë me Jose Mourinho, pasi e konsideron “Special One” njeriun e duhur për të zëvendësuar Zizu, raporton BW.
Lajme të këqija që nuk ia vështirësojnë akoma më shumë punën francezit, nën presion dhe shumë i kritikuar në këtë fillim të sezonit.























