Bordi i SHGSK nominon Edmond Thaçin për kryetar
BKT
Sport

Bordi i SHGSK nominon Edmond Thaçin për kryetar

Mandati 4 vjeçar i Bordit aktual të Shoqatës së Gazetarëve Sportivë të Kosovës ka përfunduar.

Me këtë rast, SHGSK-ja do të mbajë Kuvendin Zgjedhor dhe atë të Punës më 27 shtator në orën 11:00 në Shtëpinë e Sporteve në Prishtinë.

Kryetari i deritanishëm Arlind Grantolli dhe sekretari Arlind Sadiku kanë vendosur që të mos rikandidojnë për mandatin e ardhshëm.

Megjithatë, Bordi ka vendosur që të nominoj Edmond Thaçin për kryetar të SHGSK-së.

Gara për të parin e Shoqatës është e hapur për të gjithë, andaj personat që dëshirojnë të kandidojnë për këtë post duhet ta bëjnë publike më herët apo ta propozojnë këtë në Kuvend, thuhet në njoftimin e SHGSK-së.