16:00 / 23.09.2019
Lampard: Nuk jam i befasuar nga Kante
Francezi ishte i lënduar gjatë këtij sezoni, mirëpo, u rikthye duke shënuar një gol të bukur.
Pavarësisht këtij goli “Blutë”, humbën me rezultat 1-2.
Tekniku anglez tha se francezi është shumë i rëndësishëm për skuadrën.
“Nuk jemi të befasuar më të. Ka shënuar në Superkupën pa bërë trajnime, këtë gjë e bëri edhe dje. Është shumë i rëndësishëm kur luan dhe i tregon kualitetet e tij”, deklaroi ai.
Lampard gjithashtu është i lumtur edhe me mbrojtësin, Fiyako Tomori.
“Jam i befasuar nga Tomori. Për një lojtar të ri që mund ta përballoj Salah, nuk është e lehtë. Këto janë shenjat që po kërkoj të çdo lojtar”, përfundoi ai.























