09:04 / 24.09.2019
Moti në Maqedoninë Veriore, i ndryshueshëm dhe me reshje të shiut
Moti sot në mbarë vendin do të jetë me vranësira dhe periudha diellore. Pasdites do të ketë kushte për reshje lokale të shiut.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 5 deri më 13 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin prej 22 deri më 29 gradë Celsius.
Edhe në Shkup dhe rrethinë do të mbaj mot i ngjashëm. Ndërsa gjatë javës moti pritet të jetë me vranësira dhe reshje lokale të shiut.























