Ndryshimet ligjore për administratorët të cilat pritet të miratohen
BKT
Rajoni dhe Bota

Ndryshimet ligjore për administratorët të cilat pritet të miratohen

Deri në fund të këtij viti ose në fillim të vitit 2020, qytetarët do të munden t’i shohin rezultatet e dukshme nga projekti për riorganizim dhe optimizim të administratës publike me qëllim që të rritet efikasiteti i punës së administratës.

Kështu tha ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski përpara fillimit të debatit për ndryshimet në Ligjin për Zyrtarët Administrativ, shkruan Portalb, përcjell Gazeta Express.

“Të punësuarit në administratën publike që do të pranojnë të transferohen në sektorin privat do të marrin rroga më të mëdha, ndërkaq kompanitë që do t’i pranojnë këto punëtor do të marrin subvencione për kontributet”, tha Mançevski në lidhje me projektin e paralajmëruar për transferim të punëtorëve prej sektorit shtetëror në atë privat.

“Qëllimi i propozim ligjit është që të rritet efikasiteti i punës së administratës, por edhe zgjidhja e problemeve të funksionimit të përditshëm. Në shumë vende, thjeshtësohen procedurat, koordinohen planifikimet strategjike në lidhje me punësimet, buxheti dhe gjithçka që është e nevojshme për institucionet në pajtim me analizat e tyre funksionale. E tërë kjo është në pajtim me projektin e madh dhe që nga fundi i vitit qytetarët do të munden t’i shohin rezultatet e para të dukshme, në lidhje me riorganizimin dhe optimizimin e parë të madh të tërë sistemit të sektorit publik. Po zhvillohen proceset, paralelisht po zbatohet edhe digjitalizimi. Në fillim të tetorit do ta lëshojnë në përdorim regjistrim elektronik të popullsisë kështu që të gjitha shtyllat që janë pjesë e strategjisë për reforma në administratë publike tanimë përfundimisht në fund të vitit do ta shohin dritën e ditës”, shtoi Mançevski

Peco Grujovski nga Sindikata e Punëtorëve të Administratës, Organeve Gjyqësore dhe Shoqatave të Qytetarëve tha se shumë prej kërkesave të tyre nuk janë pranuar.

“Përpa dy javëve dërguam mënyrë të re të përllogaritjes së rrogave, por nuk morëm përgjigje nga MSHIA dhe Ministria e Financave. Ndryshimet e reja ligjore për administratë dhe zyrtarët administrativ kanë mangësi të cilat patjetër duhet që të ndryshohen përpara hyrjes në procedurë kuvendore”, tha Grujovski.

MSHIA i propozon këto ndryshime dhe plotësime të Ligjit për Zyrtarët Administrativ:

Plotësohet definimi i punëve administrative dhe sqarohen terme dhe shprehje të caktuara

Përjashtohet fragmentimi në rregullore e cila ka të bëjë me statusin e të punësuarve në sektorin publik të cilët kanë status të zyrtarëve administrativ

Në përbërjen e të gjitha komisioneve dhe trupave tjerë, të formuara në pajtim me ligjin do të aplikohet parimi për përfaqësim të drejtë të përkatësive etnik

Do të miratohet parimi i përdorimit të gjuhëve dhe shkresave

Do të precizohen dhe plotësohen kompetencat e Agjencisë për Administratë

Do të rirregullohet dhe përbërja dhe puna e Komisionit për Revizion në Procedurat për Seleksionim të Zyrtarëve Administrativ

Do të shfuqizohen sekretarët shtetëror, por edhe sekretarët e përgjithshëm në Qytetin e Shkupit dhe komunat me më shumë se 20.000 banorë

Kalimi i provimit për zyrtar administrativ është parakusht për paraqitje në thirrjen publike për punësim në vendin e punës – zyrtar administrativ

Do të ulen harxhimet për kandidatët gjatë aplikimit në thirrje publike për punësim dhe për një thirrje publike do të formohet një komision për seleksionim

Provimi për verifikim të aftësive udhëheqëse do të jetë pjesë e provimit për zyrtarët administrativ udhëheqës

Do të precizohen kushtet për avancim

Do të ketë praktikë pune si mjet për kyçjen e suksesshme të kandidatëve të zgjedhur në statusin e zyrtarëve administrativ

Do të ridefinohet statusi i Akademisë, i cili në të ardhmen do të jetë organ në përbërje të Ministrisë dhe i cili do të disponojë me kapacitete përkatëse që të munden ta realizojë misionin e tij

Do të ketë listë evidentuese për punët e kryera

Procedua për vlerësim thjeshtëzohet

Po ridefinohen afatet për procedurë disiplinore, po mënjanohen lëshimet teknike në procedurën disiplinore

Do të ketë shtesë në paga për obligimet dhe punët e komplikuara dhe me volum të madh

Po kryhet harmonizim i ligjit me ligjin për kundërvajtje, ligjin për ndryshim dhe plotësim të ligjit për organizim dhe punë në organet e administratës shtetërore dhe Ligjit për përdorimin e gjuhëve.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota