Trepça 89 deklason Flamurtarin
BKT
Sport

Trepça 89 deklason Flamurtarin

Trepça 89 e ka mbyllur me fitore xhiron e shtatë të Superligës së Kosovës, duke mposhtur Flamurtarin me rezultatin 5:1.

Para tifozëve të saj, Trepça 89 arriti t’i shënonte tre gola skuadrës së Flamurtarit, vetëm gjatë pjesës së parë të takimit, raporton lajmi.net.

Serinë e golave e hapi Manaj, kur po luhej minuta e 13’ e takimit.

Traore u përkujdes që ta dyfishonte epërsinë e mitrovicasve, kur në minutën e 20’ shtyu topin në rrjetën kundërshtare.

Vetëm gjashtë minuta më vonë, vendasit realizuan edhe golin e tretë, për t’i dhënë fund dilemës së fituesit në këtë përballje.

Rezultati i këtij takimi u vulos në pjesën e dytë, kur Trepça shënoi edhe dy herë, në minutat 61’ dhe 81’, kurse Flamurtari shënoi golin e nderit në minutën 83’.

Me këtë fitore, Trepça 89 ngritët në pozitën e shtatë, me nëntë pikë pas shtatë ndeshjeve, kurse Flamurtari numëron shtatë pikë në aq ndeshje, për pozitën 9.