Greqi, 5 000 të evakuar pas një zjarri në kampin e migrantëve
BKT
Rajoni dhe Bota

Greqi, 5 000 të evakuar pas një zjarri në kampin e migrantëve

Mbi pesë mijë persona u evakuan pasi një zjarr shpërtheu dje në mbrëmje në qendrën pritëse të ishullit grek të Samosit.

Sipas gazetës ”Kathimerini”, zjarri lidhet me përleshjet midis refugjatëve të filluara pasdite.

Tetë persona u dërguan në spital dhe sipas burimeve një i mitur, i pashoqëruar, u godit me thikë për vdekje.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota