“Ka ardhur koha të fillojmë negociatat, edhe atë këtë javë”
Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov nga shtetet anëtare ka kërkuar që Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV) t’i jepet data për nisjen e negociatave, ndërkaq ka vlerësuar se, shteti nuk është perfekt, por e rëndësishme është se punon që të jetë një demokraci e vërtetë evropiane.
“Ka ardhur koha të fillojmë negociatat me Maqedoninë e Veriut, edhe atë këtë javë. Këtë e meritojmë, jo vetëm për shkak të pritjes së gjatë, sepse kjo në vete nuk do të thotë asgjë, jo vetëm për Marrëveshjen e Prespës, edhe pse humbëm shumë gjenerata dhe jo vetëm për shkak të kthesës demokratike që e kemi bërë.
Nuk jemi perfekt, ende bëjmë gabime, por shteti është i vendosur dhe lëviz në drejtim që të jetë një demokraci e vërtetë evropiane. Nëse në Evropë nuk motivohen sukseset, atëherë si ta bëjmë këtë rajon më evropian. Do ta përmbyll këtë fjalim, në emër të qytetarëve, në emrin e 90 përqindëshit të qytetarëve të cilët besojnë në projektin evropian”, tha Dimitrovi.























