​Giroud në “radarët” e klubeve amerikane
BKT
Sport

​Giroud në “radarët” e klubeve amerikane

Klubet amerikane kanë hynë në garë për sulmuesin e Chelseas, Olivier Giroud.

Giroud i përfundon kontrata në qershor dhe ende bisedimet për kontratën e re nga gjiganti anglez nuk kanë filluar.

I interesuar për francezin është gjiganti italian Inter, pasi trajneri Antonio Conte po e sheh francezin si lojtarin e duhur për të luajtur pranë Lukakut. 

Sipas mediave amerikane klubet New York City FC dhe Vancouver Ëhitecaps janë dy skuadrat e fundit që kanë shfaqur interesim.

Këtë sezon francezi ka luajtur nëntë ndeshje për “Blutë”, derisa ka shënuar katër gola.