19:25 / 17.10.2019
Hadërgjonaj i bashkohet Muriqit tek Fenerbahçe?
Pas Vedat Muriqit, një tjetër lojtar shqiptar mund t’i bashkohet gjigantit turk, Fenerbahçe, raporton RTKLive.com.
Mediat turke shkruajnë se Fenerbahçe është e interesuar për mbrojtësin e Kombëtares së Kosovës, Florent Hadërgjonaj.
Hadërgjonaj tashmë është një nga lojtarët kryesor tek “Dardanët”, dhe duke se forma e tij e lartë, ka rënë në sytë e klubit të famshëm turk, Fenerbaçe.
Siç raportohet, krerët e Fenerbahçe janë duke u përgatitur që të hedhen në sulm për yllin kosovar, i cili aktualisht bën karrierë në Angli.























