19:03 / 21.10.2019
Arsenal në kërkim të një mbrojtësi
Arsenali është duke kërkuar një mbrojtës për verën e ardhshme.
“Topçinjtë”, kanë transferuar gjatë afatit veror David Luiz, Kieran Tierney dhe William Saliba.
Por, sipas mediave angleze trajneri Unai Emery, po kërkon lojtarë të tjerë në klub për verën e ardhshme.
Arsenali këtë sezon ka pranuar 11 gola në tetë ndeshje të zhvilluara.
Klubi anglez sot do të ndeshet me Sheffield United në kuadër së javës së nëntë në Premier Ligë.























