Pochettino e pranon se do të shkarkohet nëse nuk ndryshon
BKT
Sport

Pochettino e pranon se do të shkarkohet nëse nuk ndryshon

Trajneri i Tottenhamit, Mauricio Pochettino, ka pranuar se ka filluar të frikësohet nga shkarkimi.

Tottenham ka qenë në formë shumë të dobët këtë sezon, pavarësisht që sezonin e kaluar ka arritur të kualifikohet në finale të Ligës së Kampionëve.

Mirëpo, nëse Tottenham vazhdon më këto rezultate të dobëta, atëherë shkarkimi i teknikut argjentinas është mundësi e madhe.

Ai tha se nëse nuk rikthehen në formën e duhur e di se çfarë do të ndodhë.

“Nëse nuk përmirësohemi dhe të kemi rezultate të mira, e di cili do të jetë rezultati. Është e njëjta gjë në futboll. E kuptoj këtë gjë, jam 47 vjeçar. Kjo nuk ka rëndësi, i jap rëndësi faktit se duhet të përmirësohemi”, deklaroi ai.

Tottenham sot do të luaj kundër FK Crvena Zvezda në kuadër së Ligës së Kampionëve.