Islanda ratifikoi Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së V. në NATO
BKT
Rajoni dhe Bota

Islanda ratifikoi Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së V. në NATO

Islanda sot e ratifikoi Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.

Sekretari i Përgjithshëm i LSDM-së, Ljupço Nikollovski thotë se kjo është edhe një sukses i politikë së jashtme, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Faleminderit Islandë. Edhe një dëshmi për politikën tonë të jashtme të suksesshme. Sot Parlamenti i Islandës, ratifikoi Protokollin për anëtarësimin në NATO për Maqedoninë e Veriut”, shkroi Nikollovski.

Me këtë ratifikim, shton Nikollovski, 28 prej 29 vendeve anëtare kanë përfunduar procedurën e ratifikimin e Protokollit.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota