Vikend i “nxehtë” na pret në pesë ligat më të mëdha evropiane
Gjatë këtij vikendi do të luhen ndeshjet e radhës në pesë ligat më të mëdha evropiane në futboll.
Në Angli, përkatësisht të dielën zhvillohen derbi i javës së 10-të ndërmjet Liverpoolit dhe Tottenham, ndeshje kjo që starton nga ora 17:30.
Në anën tjetër në Serie A, italiane, luhet ndeshja interesante ndërmjet Romës dhe Milanit e cila zhvillohet poashtu ditën e diel me fillim nga ora 18:00.
Ndërsa në La Liga këta javë ishte paraparë që të zhvillohet “El Clasico” por me vendimin e fundit nga Federata spanjolle kjo ndeshje është shtyrë dhe do të luhet në muajin dhjetor.
Në Francë, luhet derbi tjetër mes PSG- dhe Marseillet, që zhvillohet të dielën me fillim nga ora 21:00.
Edhe në Holandë këtë javë zhvillohet një ndeshje tejet interesante ndërmjet Ajaxit dhe Feynordit, ndeshje që kjo gjithashtu luhet të dielën me fillim nga ora 16:45.























