18:14 / 26.10.2019
Lecce ndal Juventusin
Juventusi është ndalur mga Lecce, në ndeshjen e sotme të zhvilluar në kuadër të xhiros së nëntë të Serisë A, e cila u mbylll me barazim, 1-1.
Pasi e ndali Milanin me barazim 2:2, Lecce vazhdoi me barazim tjetër mbresëlënës në shtëpi të vet, këtë herë kundër kampionit në fuqi, Juventusit, të cilit i mungoi ylli i skuadrës, Cristiano Ronaldo, pasi u la të pushojë.
Juventusi radhitet në pozitën e parë në tabelën e Serisë A, me 23 pikë të fituara nga nëntë ndeshjet e para. Mirëpo, këtë pozitë mund t’ia marrë Interi më vonë, nëse arrin të shënojë fitore. Lecce arriti të ngrihet në pozitën e 16-të, me gjithsej tetë pikë nga nëntë ndeshjet e para.























