Plenkoviq: Duhet t’u japim mundësi Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë
Argumenti im është: “t’u japim shans dhe të fillojmë, pasi me shkallën e tashme të pasigurisë, askush nuk mund ta parashikojë kohëzgjatjen e procesit”, ka thënë kryeministri kroat Andrej Plenkoviq në intervistën për “Juronjuz” në gjuhën greke duke komentuar perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, njofton korrespondentja e MEDIAL-s në Athinë.
“Ambicia jonë është të bisedojmë me ata të cilët ende nuk janë të bindur dhe t’u themi se është më mirë për stabilitetin e rajonit, më mirë për të ardhmen evropiane të fqinjësisë tonë, të fillojnë bisedimet. Argumenti është se “t’u japim shans dhe të fillojmë, pasi me shkallën e tashme të pasigurisë, askush nuk mund të parashikojë kohëzgjatjen e procesit”, ka thënë Plenkoviq.
Kryeministri kroat, duke folur për Samitin e fundit të BE-së kur nuk ishte caktuar datë për bisedimet inkuadruese për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë ka thënë se të dyja vendet lidhur me kriteret e nevojshme dhe “atë që KE si edhe në rastin me Kroacinë me zonën shengen, thekson se tani është koha e duhur për hapjen e proceseve qasëse”.
“Mendoj se ka shumë arsye. Mes tyre është edhe analiza e disa vendeve-anëtare në raportin e vlerësimit, ose çështjen nëse kanë qenë mjaftueshëm të gatshëm, nëse kanë qenë preciz ose jo. Ndërsa tjetra ka qenë diskutim më i zgjeruar për procesin e zgjerimit dhe diskutimin për funksionim më të mirë të BE-së siç është sot, BE- 28”, ka thënë kryeministri kroat në intervistën për “Juronjuz” në gjuhën greke.























