Jashari premton punime në infrastrukturë në çdo pjesë të Skenderajt
BKT
Rajoni dhe Bota

Jashari premton punime në infrastrukturë në çdo pjesë të Skenderajt

Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka inspektuar punimet në asfaltimin e rrugës në fshatin Leqinë.

Nga aty Jashti ka premtuar se kështu me punë do të vazhdojnë në çdo pjesë të kësaj komune.

“Pothuajse, çdo ditë po vazhdojmë me punë konkrete, në fshatin Leqinë, ka filluar asfaltimi i segmenteve të rrugëve, banorët u shprehen mjaftë të kënaqur me përmirësimin e infrastrukturës rrugore. Kështu, me punë do të vazhdojmë në çdo pjesë të komunës tonë. Urime të gjithë banorëve”, ka shkruar ai.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota