22:30 / 02.11.2019
Rashica asiston në golin e dytë të Werderit
Milot Rashica po vazhdon ne superformë.
Sulmuesi i Kosovës ka arritur të shënojë një gol shumë të bukur për skuadrën e Werder Bremen.
Vetëm 9 minuta iu deshën yllit të Kosovës për ta gjetur rrjetën në ndeshjen që Werder Bremen po e luan kundër Freiburg.
Por pas 20 minutave, erdhi përgjigja e mysafirëve, që barazuan 1-1.
Në pjesën e dytë Rashica provoi të shënonte dy herë, ndërsa ne rastin e tretë aistoi te bashkëlojtari i tij, Theo Gebre Selassie, i cili shënoi me kokë në minutën e 59-të. /KP























