Bayern Munichu mund ta shkarkojë trajnerin
BKT
Sport

Bayern Munichu mund ta shkarkojë trajnerin

Bayern Munichu e ka anuluar seancës e hapur stërvitore që ishte planifikuar të zhvillohet nesër, pas disfatës së thellë që pësoi nga Eintrach Frankfurtit me rezultat 5:1.

Mediat raportojnë se ky veprim, lë dyshime se mudn të shkarkohet trajneri Niko Kovaç.

Humbja e thellë e Bayernit kundër Eintracht Frankfurtit, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e dhjetë të Bundesligës,  e lë skuadrën e Niko Kovaçit në pozitën e katërt në tabelën e ligës gjermane, pasi e kanë fituar vetëm një nga katër ndeshjet e fundit në ligë.

Presioni është shtuar sërish mbi 48-vjeçarin Kovaç, pas startit zhgënjyes të Bayernit në fillim të sezonit të ri. Klubi i ka dalë në mbrojtje atij, mirëpo ai sërish po përballet me dyshime për të ardhmen e tij në klub.

“Si mund ta di unë të ardhmen time? Ndoshta ju e dini më mirë, unë s’mund të them asgjë për këtë. Ndjenjat e mia s’janë të rëndësishme, duhet t’i pyesni ata që i marrin këto vendime”, reagoi Kovaçi.

Dyshimet për të ardhmen e Kovaçit u shtuan edhe më shumë pasi klubi njoftoi, pas disfatës së sotshme, se seanca stërvitore e së dielës nuk do të ishte e hapur për publikun, përkundër që ishte planifikuar të jetë e tillë fillimisht.

“Pas disfatës në Frankfurt, vendimi u mor menjëherë që skuadra të mos stërvitet publikisht nesër. Ne u kërkojmë të gjithë tifozëve të na mirëkuptojnë”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga Bayerni.