Reali synon të transferojë super-talentin e Evropës
BKT
Sport

Reali synon të transferojë super-talentin e Evropës

Real Madrid ka shtuar interesimin e tyre për talentin e Dortmundit, Jadon Sancho.

Tani raportimet e fundit bëjnë me dije që presidenti i Realit, Florentino Perez nuk do të kursejë milionat për të sjellë në “Santiago Bernabeu” një xhevahir të talentuar.

Borussia Dortmundi është treguar e gatshme ta shesin 19-vjeçarin, por në rast se në klubin e tyre mbërrin një ofertë e majme me vlerë 120 milionë euro, shkruan “Goal”, raporton SYRI.net.  

Sancho ka shënuar katër gola në 11 paraqitje këtë sezon dhe e ka vendosur veten si një nga talentet e rinj më të mirë të Europës.

Kujtojmë që për Jadon Sancho ka shfaqur interesim Manchester United dhe PSG-ja.