Manastiri goditet nga një seri tërmetesh
BKT
Rajoni dhe Bota

Manastiri goditet nga një seri tërmetesh

Një seri tërmetesh me epiqendër rajonin ndërkufitar të Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, saktësisht Manastir-Lerin në Greqi, janë regjistruar mbrëmë dhe gjatë ditës së sotme.

Observatori sizmik pranë Fakultetit Matematiko-Natyror në Shkup, njoftoi sot se dy prej këtyre tërmeteve janë regjistruar njëri në ora 07:41 minuta dhe tjetri gjatë ditës së djeshme rreth orës 15:40, transmeton Alsat-m.

Sipas tyre këto tërmete janë ndjerë në rajonin kufitar të Mexhitilisë, me intensitet prej katër shkallëve sipas shkallës evropiane makrosizmike dhe në rajonin e Manastirit, me intensitet prej katër shkallëve.

Tërmeti i parë sipas shkallës së rihterit ka qenë prej 3 shkallë dhe i dyti prej 3.3 shkallë.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota