Reka: Kufijtë janë vetëm në harta, jo në zemër
BKT
Rajoni dhe Bota

Reka: Kufijtë janë vetëm në harta, jo në zemër

Nëpërmjet një njoftimi përmes rrjetit social në ‘Facebook’, Blerim Reka ka folur për tërmetin në Shqipëri si dhe për festën e shqiptarëve, 28 nëntorin.

“Dje tragjedi, sot ditë zie, nesër ditë pavarësie. Ushtria e Boletinit ishte vonuar para një shekulli në Vlorë, por ushtria e Kosovës mbërriti e para, dje në Durrës”

“Kufiri i Londrës; që ndau vëllezërit dhe bashkoi armiqtë, dje u shkri. Ky kufi artificial, nuk arriti të ndajë gjakun natyral. Mbi një shekull nga ndarja, shqiptarët vazhdojnë të kufizohen me vetveten. Nesër, është dita e pavarësisë së Shqipërisë. Këndej kufirit londinez, është dita e flamurit që mbajti gjallë gjakun që nuk shprishet”, shkruan Reka.

Në fund Reka thotë se kufijtë janë vetëm në harta po jo edhe në zemër.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota