Bosnja riatdheson 30-40 shtetas të saj nga Siria
BKT
Rajoni dhe Bota

Bosnja riatdheson 30-40 shtetas të saj nga Siria

Bosnja po përgatit riatdhesimin nga kampet në Siri të 30-40 shtetasve të saj, veçanërisht gra dhe fëmijë të xhihadistëve, njoftoi sot ministri i Sigurisë, Dragan Mektiç.

“Mbërritja e këtyre personave, pjesërisht në Siri pritet të shtunën”, deklaroi ministri për shtypin.

Dragan Mektiç kritikoi gjithashtu presidencën e Bosnje-Hercegovinës për përshpejtimin e këtij procesi riatdhesimi, pa bisedime dhe koordinimin me agjencitë e sigurisë.

“Ne nuk mund ta përgatisim gjithçka deri të shtunën. Këta njerëz do të kthehen pa dokumente. Si do ta verifikojmë identitetin e rreth 30-40 personave që do të zbarkojnë këtu”, paralajmëroi ministri.

“Do të përgatisim atë që është e mundur deri të shtunën”, shtoi ai.

Në një letër të dërguar disa ministrive, përfshirë dhe Ministrinë e Sigurisë, presidenca kërkoi një veprim urgjent dhe të koordinuar për organizimin e rikthimit të shtetasve boshnjak nga Siria./


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota