Për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, jemi partner më i mirë se Rusi
Sharr Travel

Për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, jemi partner më i mirë se Rusi

Ndihmës sekretari amerikan i shtetit për Ballkanin Perëndimor Matthew Palmer tha në Sarajevë se Ballkani Perëndimor mbetet një përparësi e politikës së jashtme të SHBA-së dhe se Washingtoni dëshiron që vendet në rajon të shohin SHBA-në dhe BE-në si “partnerë të zgjedhur të tyre”.

Ai thotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dëshirojnë që Ballkani Perëndimor të bëhet pjesë e familjes së vendeve evropiane dhe se ata investojnë kapital të rëndësishëm politik dhe të tjerë për atë qëllim.

“Unë mendoj se për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor ne jemi një partner më i mirë se Rusia dhe do të bëjmë gjithçka për t’ua bërë të qartë udhëheqësve dhe qytetarëve në rajon”, tha Palmer.