Yllit të Borussias i ndodh e papritura para ndeshjes në Champions
Sharr Travel

Yllit të Borussias i ndodh e papritura para ndeshjes në Champions

Lajm i keq për Borussian e Dortmundit në prag të ndeshjes së Championsit me Slavian e Pragës.

Axel Witsel, futbollisti kryesor i mesfushës së verdhezinjve, mbyll vitin para kohe.

Arsyeja është në kufijtë e të pabesueshmes. Lojtari belg është rrëzuar aksidentalisht në banesën e tij e për pasojë është dëmtuar rëndë në fytyrë, aq sa kërkohej ndërhyrja kirurgjikale.

Për këtë arsye ai nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit për ndeshjet e mbetura të këtij viti.

Witsel ka luajtur titullar thuajse në të gjitha ndeshjet e këtij sezoni (përveçse në dy) dhe ka shënuar tre gola e ka dhënë po kaq asiste.

Ndeshjet që do të humbë janë: me Slavian e Pragës në Champions dhe me Leipzigun, Mainzin dhe Hoffenheimin në Bundesligë.