12:59 / 12.12.2019
Ministria e Punëve të Jashtme propozon Dane Taleskin për ambasador në NATO
Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, sot në seancë qeveritare do të dorëzojë kandidaturën e këshilltarit aktual të kryeministrit Zoran Zaev për Politikë të Jashtme, Dane Talevski, të emërohet për ambasador i Maqedonisë së Veriut në NATO.
Qeveria, të martën brifoi se Taleski është kandidati për ambasador për në NATO, në momentin kur pritet të zyrtarizohet anëtarësimi i vendit në NATO. Taleski, krahas këshilltar politik të kryeministrit është edhe koordinator nacional për NATO
Në mbledhjen e sotme duhet të zgjidhen edhe pozitat tjera për ambasadorë siç është ambasadori në SHBA dhe ne 26 vende tjera.























