A do të largohet Hysaj nga Napoli? Kjo është përgjigja e agjentit
BKT
Sport

A do të largohet Hysaj nga Napoli? Kjo është përgjigja e agjentit

Agjenti i Elseid Hysajt, Mario Giuffredi vijon të jetë protagonistë në mediat italiane.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Radio Kiss Kiss”, ai ka komentuar emërimin e trajnerit Gattuso në vend të Ancelottit, duke “kërcënuar” drejtuesit e të kaltërve se nëse shkodrani nuk luan, ai do të largohet.

“Dje isha në Castel Vokturno për të folur me presidentin dhe me Guintolin për të folur për situatën e Hysajt. Këtë sezon është aktivizuar shumë pak, nga ajo që prisnim. I kuptoj Mario Ruin dhe Di Lorenzon, por Ancelotti shumë herë mund të përfitonte duke aktivizuar Hysajn. Shpresoj që Gattuso t’i japë më shuam hapësira dhe ta bindë për të qëndruar. Nëse do të ketë pak hapësira, do të largohet në janar”, tha Giuffredi.

“Me Ancelottin dihej që do të shkonte ashtu si shkoi… Rezultatet ndikuan dhe ndodhi shkarkimi. Por, Napoli nuk donte Gattuson pasues të Ancelottit, por emra të tjerë. Megjithatë ato refuzuan ofertën e presidentit dhe u zgjodh që Rino të emërohej. Mendoj se do të bëjë mirë”, deklaroi agjenti.