Fushatë kundër përdorimit të mjeteve piroteknike në Shkup
Sharr Travel

Fushatë kundër përdorimit të mjeteve piroteknike në Shkup

“Vit të lumtur dhe të sigurt 2020 në shoqëri familjare dhe miqësore” është fushata që e filluan Sektori për Parandalim të SPB Shkup në bashkëpunim me Kryqin e Kuq me qëllim të ngritjes së vetëdijes për pasojat e përdorimit të mjeteve piroteknike.

Për këtë qëllim është zbatuar ushtrim simulues në oborrin e SHMP “Jahja Kemal” ku nxënësit janë njoftuar me pasojat e përdorimit të fishekzjarrëve dhe mjeteve të tjera piroteknike dhe me dhënin e ndihmës së parë gjatë lëndimeve të këtilla.

Një ndër qëllimet e simulimit ka qenë t’u dërgohet apel prindërve të punojnë me fëmijët e tyre dhe t’u tregojnë për pasojat e përdorimit të mjeteve piroteknike.