16:58 / 13.12.2019
Atletico Madrid kërkon talentin spanjoll të Dinamos së Zagrebit
Atletico Madrid ka nisur sërish bisedimet me Dinamo Zagreb për kartonin e Dani Olmo.
Spanjollët do të kërkojnë ta rrëmbejnë futbollistin, i cili ndiqet edhe nga ekipet e tjera europiane, që në merkaton e janarit. Los Colchoneros e kanë kërkuar edhe më parë 21-vjeçarin, por tratativat u ndërprenë për shkak se klubi spanjoll nuk arriti të shiste më parë Vitolon, i cili nuk pranoi të largohej.
Por pavarësist kësaj, drejtuesit e klubit nuk u dorëzuan dhe arritën të mbanin kontaktet me agjentët e mesfushorit.
Për të lënë të lirë futbollistin, i cili do të rikthehej me shumë dëshirë në Spanjë, klubi kroat kërkon 40 milionë euro.























