ASH në negociata me Besën dhe Alternativën për koalicion parazgjedhor
BKT
Rajoni dhe Bota

ASH në negociata me Besën dhe Alternativën për koalicion parazgjedhor

Aleanca për Shqiptarët konfirmon se është në bisedime të vazhdueshme për koalicion parazgjedhor me Lëvizjen Besa dhe Alternativën.

Sipas zëdhënësit të ASH-së, Falkron Bexheti nuk është biseduar ende për detajet e koalicionimit dhe nuk ka pasur takim të nivel liderësh, por se palët janë të interesuara për të bashkëpunuar për zgjedhjet e prillit.

"Ne jemi në bisedime vazhdimisht, bisedimet janë në rrugë të mbarë dhe besoj se bashkëpunimi do të japë efektin të cilin do ta dëshirojnë qytetarët dhe jemi të bindur që qytetarët si prijës i këtij ndryshimi do të jetë fituese më datën 12 prill dhe përfundimisht shqiptarët do t’i japin një legjitimitet të ri Aleancës për Shqiptarët. Përveç vullnetit të mirë nga të gjitha palët dhe dëshirës për të bashkëpunuar nuk është biseduar për detajet rreth koalicioneve të ndryshme, por dihet se vullnet ka, disponim ka dhe ne po bëjmë ç’mos që një koalicion i tillë të arrihet duke respektuar edhe kërkesën e votuesve në përgjithësi opozitare", tha Flakron Bexheti, Zëdhënës i Aleancës për Shqiptarët. /Alsat


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota