Pendarovski: Minishengeni Ballkanik duhet të jetë i plotë
BKT
Rajoni dhe Bota

Pendarovski: Minishengeni Ballkanik duhet të jetë i plotë

Presidenti Stevo Pendarovski gjatë fjalimi të fundvitit tha se Minishengeni Ballkanik që po shqyrtohet kohëve të fundit, duhet të jetë një Minishengen i plotë nga të gjashta vendet e Ballkanit Perëndimor dhe jo i cunguar me vetëm tre vende, ndryshe nuk funksionon.

 Ai hodhi poshtë edhe teoritë e fundit që dëgjohen në media si Jugosllavia e Re apo Shqipëria e Madhe. Këto slogane, sipas Pendarovskit, i përkasin shekullit të kaluar dhe duhet të çohen në histori.

"Minishengeni Ballkanik duhet të përbëhet nga të gjashta vendet e Ballkanit Perëndimor dhe jo vetëm nga tri. Minishengeni që të jetë funksional duhet të jetë i plot, ndryshe nuk funksionon. Me këtë aleancë nuk kemi të bëjmë as me Jugosllavinë e madhe dhe as me Shqipërinë e madhe, kanë kaluar ideologjitë e vjetra të shekullit të kaluar, këto duhet t’i arkivojmë. Minishengeni na duhet për të përmirësuar jetët tona në Ballkan dhe për të shuar përfundimit konfliktet në rajon", tha Pendarovski.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota