09:58 / 22.12.2019
Shaqiri me mesazh interesant pas triumfit në Botërorin e Klubeve
Xherdan Shaqiri është shqiptari i vetëm që ka prekur majat e futbollit botëror.
Anëtari i Liverpoolit, për herë të dytë në karrierën e tij ngriti trofeun e Botërorit të Klubeve pas atij të parit me Bayern Munich në vitin 2013.
Reprezentuesi shqiptar i Zvicrës, përmes llogarisë së tij në Facebook, më një mesazh të shkurtër.
“Klubi. Botë. Kampionët”, ka shkruar Shaqiri, i cili u inkuadrua në lojë në finish të ndeshjes, transmeton GazetaSccaner.
Ndryshe, Liverpool rrëmbeu trofeun e Botërorit të Klubeve, duke mundur Flamengon e Brazilit, me rezultat 1-0 me golin e Firminhos në lojën shtesë, pasi që koha e rregullt u mbyll pa gola.























