10:04 / 22.12.2019
Superkupa e Italisë, Juve-Lazio: Formacionet e mundshme
Sonte do të zhvillohet finalja e Superkupës së Italisë.
Juventus dhe Lazio do të kontestojnë njëra tjetrën për trofeun e Superkupës së Italisë, shkruan lajmi.net.
Dy skuadrat e mëdha italiane do të zbresin në Riad, për të luajtur finalen e madhe, me synimin e vetëm – fitore.
Lazio do të ketë të gjithë lojtarët në dispozicion për këtë ndeshje të rëndësishme, kurse tek Juventus mungesa të sigurta janë Giorgio Chiellini dhe Sami Khedira, transmeton lajmi.net.
Formacionet e mundshme:
Juventus (4-3-3): Szczesny; Cuadrado, Bonucci, De Ligt, Alex Sandro; Bentancur, Pjanic, Matuidi; Dybala, Ronaldo, Higuain
Lazio (3-5-2): Strakosha; Luiz Felipe, Acerbi, Radu; Lazzari, Milinkovic-Savic, Lucas Leiva, Luis Alberto, Lulic; Immobile, Correa























